Vëmendja te Skenderbeu-Drita

Volejboll

Vëmendja te Skenderbeu-Drita

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:57
Vëmendja te Skenderbeu-Drita

Superliga A, meshkujt: Xhiroja e shtatë, vëmendja te Skenderbeu-Drita!

Takimet e xhiros së shtatë në Superligën A, meshkujt, zënë vend këtë fundjavë, me ndeshjen kryesore që luhet mes Skenderbeut dhe Dritës, të dielën me fillim nga ora 19:00.

Skenderbeu aktualisht pozicionohet në vendin e tretë me 11 pikë, dy më pak se Drita një pozitë më lart.

Lideri i Superligës A, Peja pret G.E Therandën të shtunën me fillim nga ora 20:30.

Në të njëjtën ditë, Luboteni luan si nikoqir i Ferizajt në "reprizën" e përballjes së kësaj jave, e cila u luajt si ndeshje e mbetur nga xhiroja e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat