Vëmendja kryesore në Skenderaj

Volejboll

Vëmendja kryesore në Skenderaj

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 19:18
Orari

Xhiroja e tetë në Superligën A tashmë ka filluar, me ndeshjen mes M-Technologie dhe Feronikelit që hapi këtë javë.

Prishtinaset triumfuan me rezultat 3-0 kundër "Niklit", të enjten mbrëma, derisa edhe dy ndeshje tjera do të luhen të shtunën respektivisht të dielën.

Vëmendja kryesore do të jetë në Skenderaj aty ku ekipi me të njëjtin emër luan kundër Fer Volley, të shtunën me fillim nga ora 17:00.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Skenderaj zë pozitën e dytë me 18 pikë, plot gjashtë më shumë se përcjellësi më i afërt dhe rivali i ardhshëm, Fer Volley.

Takimi mes Dritës dhe Fushë Kosovës, të dielën me fillim nga ora 18:00, mbyll këtë xhiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat