Drita mposht Fer Volleyn

Volejboll

Drita mposht Fer Volleyn

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:47
Drita mposht Fer Volleyn

Drita mposht Fer Volleyn në Ligën "Gergj Kastrioti"!

Drita ka triumfuar në ndeshjen e xhiros së dytë të ligës së përbashkët, "Gjergj Kastrioti, si mysafire e Fer Volley, të mërkurën mbrëma, në Ferizaj.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Lorik Ilazi siguroi fitoren me një rezultat 1-3 (19-25, 19-25, 25-23, 15-25).

"Intelektualet" fituan dy setet e parë me rezultat solid, po ferizajaset u rikthyen në të tretin duke e fituar me rezultat të ngushtë, para se gjilanaset të fitonin të katërtin për të siguruar fitoren e parë në Ligën "Gjergj Kastrioti", pasi në xhiron e parë u mposhtën nga Vllaznia e Shqipërisë me rezultat 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat