Golden Eagle Theranda triumfon kundër Pejës

Volejboll

Golden Eagle Theranda triumfon kundër Pejës

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 20:08
Golden Eagle Theranda triumfon kundër Pejës

Golden Eagle Theranda ka regjistruar një fitore të rëndësishme kundër Pejës, të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12 në Superligën A, meshkujt.

Djelmoshat e drejtuar nga trajneri Xhavit Mustafa triumfuan me rezultat 3-1 (25:22, 21:25, 25:23, 25:20), për të siguruar pikët e plota nga kjo përballje aspak e lehtë.

Peja arriti të barazonte rezultatin në 1-1 në sete, pasi kishte humbur të parin 25-22, duke fituar të dytin 21-25. Mirëpo, therandasit dy setet e ardhshme i fituan me rezultat 25-23 respektivisht 25-20, për të mbyllur dilemën e fituesit.

G.E Theranda, pas kësaj fitoreje, grumbullon 10 pikë dhe mbetet në pozitën e pestë, ndërsa Peja ka 20 pikë në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat