Skënderbeu më i mirë se Drita

Volejboll

Skënderbeu më i mirë se Drita

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 22:58
Skenderbeu

Klubi volejbollit KV Skënderbeu nga Kraishta mposht Dritën.

Skënderbeu ka mposhtur lideren e Superligës A, Dritën, të shtunën, me rezultat 0-3.

Mysafirët dominuan që nga fillimi, duke fituar setin e parë 20-25, të dytin 21-25, ndërsa në të tretin u desh të luftonin më fort, eventualisht duke triumfuar 27-29.

Ishte një përballje direkte mes vendit të parë dhe të dytë, me ekipin nga Kraishta që tash barazohet në pikë me Dritën në krye të tabelës, derisa të dy skuadrat kanë nga 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat