Xhavit Mustafa: Treguam mentalitet të fituesit 

Volejboll

Xhavit Mustafa: Treguam mentalitet të fituesit 

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 14:30
Xhavit Mustafa

Xhavit Mustafa, kontribues i madh i volejbollit dhe sportit në përgjithësi, me sukses po e udhëheq ekipin e volejbollit Golden Eagle Theranda (meshkujt).

Golden Eagle Theranda mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat 3:1 (25:22, 21:25, 25:23, 25:20) ndaj kampionit në fuqi, Pejës, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Xhavit Mustafa është krenar me angazhimin e djelmoshave të tij.

“Loja ka qenë e fort nga të dy ekipet.

Derbi i vërtetë, edhe pse me pasuesin e lënduar, mirëpo, ne treguam mentalitet të fituesit dhe ia arritëm qëllimit - fitimin e tri pikëve”, tha Mustafa për faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat