Drita e fortë për Feronikelin

Volejboll

Drita e fortë për Feronikelin

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 19:49
Drita

Drita e fortë për Feronikelin!

Drita ka mposhtur Feronikelin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12 në Superligën A, femrat, të dielën mbrëma.

"Intelektualet" triumfuan me rezultat 3-0 (25-5, 25-12, 25-10), në një përballje që konsiderohej e lehtë për to, marrë parasysh se "Nikli" këtë edicion po luan me një ekip të përbërë kryesisht nga lojtare të reja.

Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon 35 pikë dhe zë vendin e parë në tabelë, ndërsa Feronikeli është ende pa pikë në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat