Luboteni fiton derbin e qytetit 

Volejboll

Luboteni fiton derbin e qytetit 

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 22:28
Luboteni

Luboteni ka fituar derbin e qytetit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Ferizajt, në takimin e javës së 12-të të elitës së volejbollit të Kosovës.

Luboteni ka dëshmuar lojë me të mirë, sidomos në setin e parë (25:22).

Seti i dytë ka qenë dramë, ku ka shkuar në taj-brek dhe ferizajasit e humbën me 29:27.

Po ashtu edhe seti i tretë u karakterizua me rivalitet të madh por në taj-brek Luboteni u tregua më i mirë, duke fituar me 26:24 dhe rezultat të përgjithshëm 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat