Skenderaj fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale

Volejboll

Skenderaj fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 23:39
Skenderaj

Skenderaj fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër KV Fer Volley - Ferizaj.

Skenderaj me njërën këmbë ka prekur finalen e madhe të Ligës "Gjergj Kastrioti", në konkurrencën e femrave, derisa ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të garës.

Vashat e ekipit nga Skenderaj mposhtën Fer Volleyn me rezultat 1-3 (21-25, 19-25 29-27 23-25), në palestrën "Bill Klinton".

Skenderaj fitoi dy setet e parë me dominim, por - pas një lufte të fuqishme në setin e tretë - ferizajaset arritën të shtyjnë ndeshjen tutje duke fituar me rezultat 29-27.

Megjithatë, në setin e katërt mysafiret u konsoliduan dhe arritën ta fitojnë, eventualisht për të triumfuar në këtë përballje.

Skenderaj tash është vetëm një fitore larg finales, para përballjes së kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat