Tirana “parakalon” Erzenin

Volejboll

Tirana “parakalon” Erzenin

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 12:47
Tirana

Partizani qëndron në krye të renditjes së Superligës në volejboll për meshkuj pas fitores 3-1 arritur në Durrës ndaj Teutës (25-18, 25-17, 23-25, 25-19). Ndeshje e dominuar nga të kuqtë, që edhe pse humbën një set ishin gjithnjë në epërsi.

Tirana ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në renditje pas fitores 3-1 arritur në Shkodër ndaj Vllaznisë (25-18, 25-18, 21-25, 25-19). Bardheblutë patën epërsi në shumicën e kohës dhe e merituan fitoren, duke marrë tri pikë të arta.

Jashtë fushe fiton edhe Skënderbeu, që mundi 3-0 Elbasanin (28-26, 25-19, 25-16) dhe konsolidon pozitat në renditje, duke synuar një vend në play off. Takimi pati rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej në fushë komanduan miqtë nga Korça.

Superliga-Meshkuj, java e 9-të

Vllaznia – Tirana, 1-3

Elbasani – Skënderbeu, 0-3

Teuta – Partizani, 1-3

Erzeni – Studenti, 21 shkurt

Renditja: Partizani 27 pikë, Tirana 24 pikë, Erzeni 23 pikë, Vllaznia 14 pikë, Skënderbeu 14 pikë, Studenti 10 pikë, Teuta 5 pikë, Elbasani 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat