Peja fiton me rezultat të ngushtë ndaj Partizanit

Volejboll

Peja fiton me rezultat të ngushtë ndaj Partizanit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 22:59
Peja

Peja ka mposhtur Partizanin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës "Gjergj Kastrioti", të dielën mbrëma.

Ekipi pejan triumfoi me rezultat 3:2 (27:25, 13:25 25:20, 18:25, 15:10), në një përballje tejet interesante të shikohej në "Karagaqi".

Pas tre seteve të parë, Peja po avanconte 2-1, por mysafirët barazuan rezultatin në 2-2 në setin e katërt, të cilin e fituan me rezultat 18-25.

Megjithatë, Peja nuk lejoi përmbysjen dhe fitoi setin e pestë 15-10, duke arritur një fitore të rëndësishme para ndeshjes së kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat