Peja reagon ashpër: Federata e Volejbollit e Kosovës, ka shkelur rregulloret 

Volejboll

Peja reagon ashpër: Federata e Volejbollit e Kosovës, ka shkelur rregulloret 

Nga: K.G.. Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 17:00
Klubi i volejbollit Peja - femrat

Klubi i volejbollit Peja (femrat) është e indinjuar thellë me vendimin e fundit të Komisionit për regjistrim të volejbollisteve, sipas tyre janë shkelur rregulloret për faktin se është regjistruar një lojtare jashtë procedurave.

Për cilën klub bëhet fjalë që e ka regjistruar lojtaren? 

KVF Peja ka treguar se për cilën klub bëhet fjalë, sipas tyre federata ka shkelur rregulloret.

“Të shtunën kanë filluar garat edhe në Ligën e Parë të Kosovës, ku KV Peja Femrat ishin mysafire e KVF Gjinovci.

Ekip Peja ka argumente që KVF Gjinovci ka inkuadrua një lojtare jashtë rregullave të FVK-së sepse vet FVK ka pas datat e afatit kalimtar ku siç dihet ka përfunduar me datën 31.01.2023.

Ndërsa me datën O2.02. 2023 ka shënua imell nëpër të gjitha Klubet se Lojtaret - Lojtarët të cilët si kanë kompletua dokumentacionin Fletkalimin (pagesën) deri me 10.02.2023, ora16.00 përmbyllet afati ku kuptohet ai, ajo nuk kanë të drejt paraqitje.

Ndërsa KVF Gjinovci ka bërë pagesën e lojtares me 16.02. 2023 ora 14:47 minuta që do të thotë 6 ditë pas mbylljes së afatit.

Ndërsa nga FVK privatisht kanë lajmëru disa klube që e kanë shty deri me 17 shkurt pa qenë Zyrtare vetëm nepotizëm, kur dihet se 17 shkurti festë dhe s’ka drejt të lëshohet asgjë zyrtare.

Ne si Klub jemi shumë të indinjuar për padrejtësinë ndaj Klubit tonë”, reagon KFV Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat