Drita fiton ndaj Fushë Kosovës

Volejboll

Drita fiton ndaj Fushë Kosovës

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 23:10
Drita

Drita, si mysafire, ka mposhtur Fushë Kosovën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13 të Superligës A, femrat, të shtunën mbrëma, me rezultat 0-3 (20-25,21-25,23-25).

"Intelektualet" treguan dominim që nga fillimi, duke fituar dy setet e parë me thjeshtësi, pavarësisht rezistencës më të fortë të nikoqireve në setin e tretë.

Drita, me këto tre pikë, përforcon pozitën e parë në tabelën e Superligës A, me 38 sosh, 9 më pak se përcjellësi më i afërt, Skenderaj, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Fushë Kosova mbetet në pozitën e parafundit me 10 pikë të grumbulluara nga 13 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat