Skenderbeu fiton me vështirësi kundër KV Golden Eagle Theranda

Volejboll

Skenderbeu fiton me vështirësi kundër KV Golden Eagle Theranda

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 21:44
Skenderbeu 

Skenderbeu nga Kraishta e Lipjanit ka mposhtur G.E Therandën, të dielën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13 në Superligën A, meshkujt.

Djelmoshat e trajnerit Astrit Shala triumfuan me rezultat 3-2 (20:25, 25:19, 24:26, 25:14, 15:07), në një përballje tejet interesante dhe të baraspeshuar.

Ishte G.E Theranda ajo që fitoi setin e parë me rezultat 20-25, por e pësoi në të dytin me rezultat 25-19.

Ekipi therandas u rikthye për ta fituar setin e tretë me rezultat 24-26, por u dorëzua në dy setet pasuese nga një Skenderbe i rigrupuar dhe i vendosur për fitore.

Pas kësaj fitoreje, Skenderbeu grumbullon 28 pikë në krye të tabelës, ndërsa G.E Theranda tash ka 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat