Gjinovci: Finalet në Prishtinë, ndër ngjarjet kryesore të volejbollit në Kosovë e Shqipëri

Volejboll

Gjinovci: Finalet në Prishtinë, ndër ngjarjet kryesore të volejbollit në Kosovë e Shqipëri

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 16:00
Bahri Gjinovci

Gjithçka është gati për finalet e mëdha të “Ligës Gjergj Kastrioti” në volejboll, që luhen nesër në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Finalja e femrave mes Skenderajt dhe Skënderbeut të Korçës, do të luhet në orën 17.00, ndërsa ajo e meshkujve mes Partizanit të Tiranës dhe Erzenit, zhvillohet në orën 20.15.

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, tha se është ngjarja kryesore e komunitetit të volejbollit shqiptar.

Sipas Gjinovcit, ecuria e përgatitjeve për finalet ka shkuar në mënyrën më të mirë.  

“Kjo ngjarje jo vetëm për kryeqytetin, por për mbarë komunitetin e volejbollit në Kosovë e Shqipëri është njëra ndër ngjarjet kryesore të volejbollit.

Dhe jo vetëm, kjo ka për qëllim që të kemi një bashkëpunim dhe afrim në mes federatave dhe ekipeve tona e mbi të gjitha ndjenjat tona kombëtare”, thotë Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat