Skenderaj ndeshet me Skënderbeun! Kadriu: E shoh një finale të fortë

Volejboll

Skenderaj ndeshet me Skënderbeun! Kadriu: E shoh një finale të fortë

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 23:20
Yll Kadriu

Skenderaj është mobilizuar për finalen e madhe të Ligës "Gjergj Kastrioti” në volejboll.

Vashat e Skenderajt kërkojnë fitore në duel me Skënderbeun e Korçës dhe ta çojnë lart trofeun e çmueshëm.

Përballja finale do të zhvillohet nesër në orën 17.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, ka bërë një punë të madhe me vashat e tij dhe nesër shpreson që me një lojë të mirë, ta mposhtin Skënderbeun dhe ta dërgojnë trofeun në Qytetin e Skenderajt, qytet që jeton me sportin skofiar. 

“E shoh një finale të fortë me dy skuadra me përbërje shumë cilësore, dy ekipe shumë serioze në punë dhe një vazhdimësi të mirë.

Për ne do të jetë diçka Historike dhe fitorja do të na e forconte akoma më shumë bindjen për cilësinë e skuadrës sonë.

Gjithsesi e dijmë që nuk do të jetë aspak e lehtë sepse Skënderbeu ka një formë fantastike ne kampionatin shqiptar”, tha Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ku është përparësia e Skenderajt?

“Përparësia jonë mund të jetë përveç cilësisë që kemi në skuadër, është edhe atmosfera shumë e mirë dhe mentaliteti fitues.

Me të vërtetë kemi fituar ndeshje shumë të vështira nga një grup shumë i fortë siç ishte, Tirana, Partizani, M. Technologie dhe në gjysmëfinale kemi mposhtur dy herë një skuadër shumë të fortë siç është Fer Volley.

Pra ardhja jonë në finale nuk është aspak befasi dhe tregues i qartë se çfarë ekipe jemi, ku nga 8 lojë në ligën ‘Gjergj Kastrioti’ i kemi fituar të gjitha”, ka nënvizuar Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat