​Kryeministri Kurti ndjekë nga afër finalen Skenderaj - Skënderbeu

Volejboll

​Kryeministri Kurti ndjekë nga afër finalen Skenderaj - Skënderbeu

Më: 1 mars 2023 Në ora: 21:44
Albin Kurti

Ekipet e volejbollit nga Kosova dhe Shqipëria po ofrojnë ndeshje fantastike në kuadër të Ligës së përbashkët mes dy shteteve “Gjergj Kastrioti”.

Sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, është mbajtur finalja në konkurrencën e femrave, ku u përballën ekipi “Skenderaj” nga Kosova dhe ekipi “Skënderbeu” nga Korça.

Për të parë nga afër këtë ndeshje të pranishëm ishin edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, kryetari i Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, trajnerë, sportistë dhe sportdashës.

Fitues në këtë garë dolën ekipi nga Korça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat