Drita fuqi për Skenderajn

Volejboll

Drita fuqi për Skenderajn

Më: 10 mars 2023 Në ora: 23:38
KFV Drita

Drita ka mposhtur Skenderajn, në përballjen kryesore të xhiros së 15 në Superligën A, meshkujt, të premten mbrëma.

Ekipi gjilanas triumfoi me rezultat 1:3 (23-25, 19-25, 25-19, 22-25) ndaj Skenderajt.

"Intelektualet" fituan dy setet e parë duke treguar paraqitje dinjitoze, por vashat nga Skenderaj u rikthyen në setin e tretë por vetëm për ta vonuar fitoren e gjilanaseve, të cilat fituan setin pasues për tri pikë të rëndësishme kundër rivalit nga vendi i dytë në tabelë.

Pas kësaj fitoreje, Drita thellon distancën me Skenderajn në krye të tabelës në shtatë pikë, duke kryesuar me 42 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë ku gjendet Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat