KV Ferizaj shënon fitore të madhe

Volejboll

KV Ferizaj shënon fitore të madhe

Më: 11 mars 2023 Në ora: 21:46
KV Ferizaj

KV Ferizaj arrin fitore të madhe kundër Dritës.

Ferizaj ka regjistruar një fitore të rëndësishme kundër liderit të Superligës A, Dritës, të shtunën mbrëma, në përballjen e vlefshme për xhiron e 15 në elitën e volejbollit tonë.

Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-1 (20-25, 25-21, 26-24, 30-28), në një takim që u karakterizua me momente dhe aksione të forta.

"Intelektualët" ishin ata që kishin epërsinë pas setit të parë, mirëpo ferizajasit arritën përmbysjen e madhe në tre setet pasues, me lojën që u karakterizua me garë të fortë për secilën pikë, sidomos në setet tre dhe katër.

Me këto tre pikë, Ferizaj grumbullon 25 në total, ndërsa Drita mbetet në pozitën e parë me 31 pikë, të paktën përkohësisht deri në ndeshjen mes Skenderbeut dhe Pejës që luhet të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat