Skenderaj fiton me lehtësi

Volejboll

Skenderaj fiton me lehtësi

Më: 25 mars 2023 Në ora: 13:33
Skenderaj

Skenderaj fiton kundër Feronikelit!

Skenderaj ka regjistruar fitore të pritshme kundër Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17 në Superligën A, femrat.

Vashat nga Skenderaj triumfuan me rezultat 3-0 (25-12, 25-15, 25-17), në një përballje të dominuar nga nikoqiret.

Pas kësaj fitore, Skenderaj grumbullon 38 pikë dhe zë pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Feronikeli mbetet në kuotën e 0 pikëve në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat