Partizani fiton derbin me Tiranën

Volejboll

Partizani fiton derbin me Tiranën

Më: 26 mars 2023 Në ora: 12:16
Pamje nga një ndeshje

Është luajtur java e 14-të dhe e fundit e sezonit të rregullt në volejboll për femra.

Partizani e mbylli në vendin e parë, pas fitores 3-0 në derbin kryeqytetas ndaj Tiranës (25-21, 25-19, 25-23), ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Takimi ishte i ekuilibruar, por të kuqtë bënë diferencën në momentet vendimtare.

I dyti u klasifikua ekipi i Skënderbeut, që mundi në kryeqytet 3-0 ekipin e Lushnjës (25-15, 25-14, 25-12).

Ndeshja ishte një formalitet për kampionët korçare. Fiton edhe Barleti Volley, që mposhti 3-0 Vllazninë (25-23, 25-15, 25-15), ndërsa Teuta mundi në Durrës 3-1 Korabin e vendit të fundit (25-19, 25-7, 23-25, 25-16).

Superliga-Femra, java e 14-të

Barleti Volley – Vllaznia, 3-0

Teuta – Korabi, 3-1

Lushnja – Skënderbeu, 0-3

Partizani – Tirana, 3-0

Renditja: Partizani 39 pikë, Skënderbeu 37 pikë, Tirana 32 pikë, Vllaznia 21 pikë, Barleti Volley 20 pikë, Lushnja 12 pikë, Teuta 6 pikë, Korabi 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat