Gjinoci - kampion i Perëndimit, një ndeshje larg Superligës së Kosovës 

Volejboll

Gjinoci - kampion i Perëndimit, një ndeshje larg Superligës së Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:33
Gjinoci

Gjinoci është kampion i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi i Perëndimit.

Volejbollistet e Gjinocit sot shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Trepçës së Mitrovicës.

Gjinoci është fshat nga qyteti i Therandës, por që jeton me lojën e sportit skofiar.

Image

Drenusha Asllanaj me vajzën e saj

Me rikthimin e pasueses Drenusha Asllanaj, volejbolliste me përvojë, ish reprezentuese e Kosovës, Gjinoci ka treguar lojëra të shkëlqyeshme dhe ishte i pandashëm për rivalet.

Asllanaj ka bërë diferencën pothuajse në çdo ndeshje.

Gjinoci, edhe një ndeshje është larg Superligës së Kosovës. 

Ato do të takohen me kampionen e Lindjes dhe në rast të fitores futen në elitën e volejbollit të Kosovës.

“Jemi një ekip me lojtare të reja e të talentuar, të cilat e japin maksimumin në çdo ndeshje.

Jemi afër qëllimit tonë, hyrjes në Superligë.

Besoj se me angazhim dhe lojë të mirë do të arrijmë objektivin, për faktin se Gjinoci edhe e ka vendin në shoqërinë e më të mirëve”, tha Drenusha Asllanaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat