Golden Eagle Theranda mposht Skenderbeun

Volejboll

Golden Eagle Theranda mposht Skenderbeun

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:56
Golden Eagle Theranda

Golden Eagle Theranda mposht Skenderbeun!

Golden Eagle Theranda ka mposhtur Skenderbeun, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18 në Superligën A, meshkujt, të shtunën mbrëma.

Ekipi nga Theranda triumfoi me rezultat 3-1 (25-22,23-25,25-17,25-23), në një ndeshje që u karakterizua me rivalitet të fortë në shumicën e seteve.

Pas kësaj fitore, G.E Theranda grumbullon 17 pikë në vendin e pestë, ndërsa Skënderbeu ka 30 pikë dhe zë pozitën e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat