Rrugëtimi qe i gjatë për KV Kastriotin 

Volejboll

Rrugëtimi qe i gjatë për KV Kastriotin 

Nga: K. G. Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:47
Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt rikthehet aty ku e ka vendin, në elitën e volejbollit të Kosovës.

Kryetrajnerja Vildane Jashaeri ka bërë një punë të madhe me lojtare të reja, të cilës mundi iu shpërblye, duke u stolisur me titullin e kampionit në Superligën B. 

 “Klubi i volejbollit Kastrioti përfundoi garat në Superligën B, me suksesin e pritur dhe në mënyrën më të mirë. 
Zhvilloi 14 ndeshje dhe pati 13 Fitore si dhe 1 humbje me rezultat 3:2 në sete.

Rrugëtimi qe i gjatë për KV Kastriotin, meqë na u desht dy herë të dalim Kampion në Superligën-B, por ja arritëm me plot sukses.

Përbërja e klubit kryesisht me lojtare të reja, përgatitja teknike dhe taktike, përvoja e arritur gjat këtij rrugëtimi janë garancë e një paraqitje sa më të mirë në garat që na presin.

Të vetëdijshëm për rritjen e kërkesave të shumta në Superligën A, duke u mbështet në punën profesionale të stafit, tani më të dëshmuar dhe niveli i arritur i lojtareve që dëshmuan në këtë kampionat, na bëjnë të ndihemi mirë.

Në këto arritje kontribuan  edhe mbështetësit tanë të cilët ishin me ne.

Të mbështetur në shëndetin, durimin, punën profesionale  ne vazhdojmë rrugën drejt sukseseve të reja së bashku”, thuhet nga KVF Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat