Skenderaj fiton kundër M-Technologie

Volejboll

Skenderaj fiton kundër M-Technologie

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:23
Skenderaj

Skënderaj ka mposhtur M-Technologien në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19 të Superligës A, femrat, të enjten mbrëma.

Ekipi i drejtuar nga Ylli Kadriu regjistroi fitore të pastër kundër vashave prishtinase, me rezultat 3-0 (25-14,26-24,25-21).

Ishte një ndeshje e dominuar nga nikoqiret, siç nënvizohet edhe nga rezultati, me mysafiret që rezistencën më të fortë e treguan në setin e dytë.

Pas kësaj fitore, Skenderaj grumbullon 46 pikë dhe zë pozitën e dytë, ndërsa M-Technologie mbetet në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat