Ku është Drenusha është Kupa! Gjinoci në Superligën B

Volejboll

Ku është Drenusha është Kupa! Gjinoci në Superligën B

Nga: K. Goca Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:15
KFV Gjinoci

Ekipi i Gjinovci është anëtar i ri i Superligës B të Kosovës në volejboll.

Vashat e Gjinocit sot shënuan fitore në finale të play-off-it, duke e mundur me rezultat 3:0 Feniksin e Dardanës.

Gjinoci si kampion i Perëndimit dhe Feniksi kampion i Lindjes, u përballen në finale në Drenas, por Gjinoci ka treguar lojë më të mirë duke triumfuar bindshëm.

Image

Olinda Asllanaj dhe Drenusha Asllanaj

Volejbollistja me përvojë, Drenusha Asllanaj, ka bërë diferencën në fushë.

Duke dëshmuar edhe një herë se ku është Drenusha është edhe Kupa.

Siç thonë edhe disa bashkëlojtare të saja, Drenusha është mësuar me kupa, mirëpo kësaj radhe Kupën ia solli vendlindjet së saj.

“Jam krenare që fituam finalen dhe u stolisem me trofe të Kupës së Ligës së Parë të Kosovës, njëherësh hyjmë në Superligën B.

I falënderoj të gjithë bashkëlojtaret, trajnerin, kryesinë, tifozët e Gjinocit, që të gjithë së bashku kontribuam, realizuam qëllimin tonë.

Me një lojë të mirë edhe fituam pastër ndaj rivales. 

Jam e lumtur që fshati im, vendlindja ime, ka ekipin në Superligën B”, tha Drenusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat