Drita, finalistja e dytë e Kupës së Kosovës

Volejboll

Drita, finalistja e dytë e Kupës së Kosovës

Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:09
Drita

Drita, finalistja e dytë e Kupës së Kosovës!

Drita ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës në volejboll, pasi  mposhti M-Technologien me rezultat 1:3 (21:25, 26:24, 20:25, 23:25), në përballjen gjysmëfinale që u zhvillua në palestrën "1 Tetori".

Rezultati ishte i barbartë pas dy seteve të parë, 1-1, me "Intelektualet" që arritën fitoren në dy setet pasues, me nikoqiret që rezistuan fuqishëm në setin e fundit por nuk arritën të parandalojnë disfatën.

Drita tash në finalen e konkurrencës së femrave do të ndeshet me Fer Volleyn, e cila të martën mposhti Suti Sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat