Skënderbeu në finale të Kupës

Volejboll

Skënderbeu në finale të Kupës

Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:13
Skënderbeu

Skënderbeu ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës, pasi të enjten mbrëma u tregua e fortë për G.E Therandën, në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në palestrën "Better Life" në Lipjan.

Skënderbeu triumfoi me rezultat 3-1 (25:22, 19:25, 27:25, 28:26), në një ndeshje e cila ishte e baraspeshuar pas dy seteve të parë.

Mirëpo, nikoqirët u desh të luftonin fuqishëm në dy setet pasuese për të arritur fitoren dhe finalen, teksa fituan setet me vetëm dy pikë diferencë.

Skënderbeu në finale do të ndeshet me Pejën, e cila në ndeshjen tjetër gjysmëfinale fitoi kundër Lubotenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat