Mesazhi i fundit i volejbollistes italiane para se të hidhej nga dritarja

Volejboll

Mesazhi i fundit i volejbollistes italiane para se të hidhej nga dritarja

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:49
Xhulia Ituma

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin italian, me volejbollisten e Novarës, Xhulia Ituma, që u hodh nga kati i gjashtë i hotelit në Stamboll që ishte akomoduar skuadra.

Është ende e paqartë se si ndodhi ngjarja, teksa dyshohet për vetëvrasje.

Disa pamje  tregojnë Itumën teksa ecte në korridor dhe më pas ulet pranë derës së dhomës së saj duke qarë.

Gjithashtu u zbulua se ajo i shkroi skuadrës së saj: “Mirupafshim”, që shton dhe më shumë dyshimet për një vetëvrasje.

Shkaqet që e kanë shtyrë 18-vjeçaren në këtë veprim janë ende të paqarta, teksa policia e Stambollit po heton çdo pistë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat