Finalet e Kupës së Kosovës luhen më 19 prill

Volejboll

Finalet e Kupës së Kosovës luhen më 19 prill

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:23
KVF Drita

Finalet e mëdha të Kupës së Kosovës do të zhvillohen të mërkurën e ardhshme.

Në konkurrencën e meshkujve, Peja përballet me Skenderbeun me fillim nga ora 16:30 në palestrën "1 Tetori" në Prishtinë, ku do të luhet edhe finalja e femrave.

Për të arritur në finale, Peja, në gjysmëfinale kishte mposhtur Lubotenin, ndërsa Skenderbeu u tregua e fortë për G.E Therandën.

Në anën tjetër, te femrat, finalja luhet mes Dritës dhe Fer Volley me fillim nga ora 20:15.

Në gjysmëfinale, Drita mposhti M-Technologien, ndërsa Fer Volley triumfoi kundër Suti Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat