Fushë Kosova mposht Suti Sportin dhe mbetet në Superligën A

Volejboll

Fushë Kosova mposht Suti Sportin dhe mbetet në Superligën A

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:28
Fushë Kosova

Fushë Kosova mposht Suti Sportin dhe mbetet në Superligën A!

Fushë Kosova ka fituar ndeshjen e Playoutit, duke siguruar mbijetesën në Superligën A, femrat, edhe për një edicion, pasi të dielën mposhti nënkampionin e Superligës B, Suti Sport.

Fushë Kosova triumfoi me rezultat 0:3 (12:25, 19:25, 19:25), në një përballje të dominuar në palestrën "Better Life", në Lipjan.

Rezistencën më të madhe Suti Sport e tregoi në setin e dytë dhe tretë, duke ngushtuar diferencën në gjashtë pikë, por që nuk mjaftoi për të siguruar pjesmarrjen në kampionatin elitar të volejbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat