M-Technologie mposht Dritën në gjysmëfinalen e parë

Volejboll

M-Technologie mposht Dritën në gjysmëfinalen e parë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:16
M-Technologie

M-Technologie ka mposhtur lideren e Superligës A dhe kampionen në fuqi, Dritën, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Playoffit të kampionatit elitar kosovar të volejbollit, të dielën mbrëma.

Vashat e trajnerit Naser Krasniqi triumfuan me rezultat 2-3 (18-25, 25-13, 24-26, 25-21, 14-16), në një ndeshje absolutisht spektakolare në palestrën "Bashkim Selishta-Petriti".

Rezultati ishte 2-1 në sete pas tre seteve të parë në favor të kryeqytetaseve, ndërsa "Intelektualet" u rikthyen në të katërtin, të cilin e fituan me katër pikë diferencë.

Megjithatë, vetëmohimi i mysafireve u shpërblye në setin e pestë, të cilin e fituan me dy pikë diferencë për të bërë një hap të madh drejt finales, para ndeshjes së kthimit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat