Shuplaka ndaj volejbollistes, trajneri: Ndjesë! Kush merret me sport më kupton

Volejboll

Shuplaka ndaj volejbollistes, trajneri: Ndjesë! Kush merret me sport më kupton

Më: 6 maj 2023 Në ora: 13:41
Skënderbeu

Romeo Xenga ka kërkuar ndjesë publike për shuplakën ndaj volejbollistes Rovena Goga.

Trajneri i ekipit U18 të Korça Volley godet lojtaren e tij.

Të shumta kanë qenë reagimet ndaj veprimit të dhunshëm të trajnerit korçar. Federata Shqiptare e Volejbollit njoftoi se do t’i heqë licencën trajnerit duke e përjashtuar përgjithmonë nga e drejta për të ushtruar profesionin e tij.

Sipas Komitetit Ekzekutiv të Federatës, Xega ka qenë edhe herë të tjera subjekt i Disiplinës. Tani është përjashtuar përgjithmonë me arsyen se dëmton imazhin e volejbollit shqiptar.

Jo vetëm Rovena Gogën, Xega ka goditur edhe Aleksia Saqellarin, tjetër volejbolliste e Korça Volley.

Në një prononcim për TCH, trajneri deklaroi “Ishte një moment emocional, i ngarkuar nga adrenalina dhe finalja. Kush merret me sport e kupton.

Kur e sheh duket pak e ekzagjeruar.

Kërkoj falje nëse kam prekur ndokënd, por me vajzat e familjarët e tyre kemi marrëdhënie shumë të mira.

Ka qenë një veprim shumë i nxituar, pasi duhet të ishim pyetur për ngjarjen ne, vajzat apo familjarët e tyre”, u shpreh Xega, të cilit i kanë dalë në krah edhe dy adoleshentet e goditura prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat