Skenderaj bën hap gjigant drejt titullit

Volejboll

Skenderaj bën hap gjigant drejt titullit

Më: 6 maj 2023 Në ora: 23:32
Skenderaj

Skenderaj ka mposhtur Dritën edhe në finalen e dytë të playoffit të Superligës A, femrat, të shtunën mbrëma.

Vashat nikoqire arritën ta çojnë në 2-0 serinë e fitoreve të këtyre finaleve, duke mposhtur "Intelektualet" me rezultat

3:1 (25:19, 13:25, 27:25, 25:20).

Drita, përveç që arriti të fitojë një set, rezistoi fuqishëm në setin e tretë, por Skenderaj ishte në nivelin më të lart të detyrës.

Kështu, pas dy ndeshjeve të luajtura, Skenderaj po avancon 2-0 në serinë e finaleve dhe tash është vetëm një fitore larg titullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat