Sot ndeshja e tretë finale e play-off-it

Volejboll

Sot ndeshja e tretë finale e play-off-it

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:36
Skenderaj

Sot ndeshja e tretë finale e play-off-it: Drita-Skenderaj!

Të mërkurën (20.00) do të jemi dëshmitarë të një tjetër nate spektakolare volejbolli, ashtu siç kemi qenë vazhdimisht në ditët e fundit prej fillimit të serive të finaleve në elitën e volejbollit tonë.

Skenderaj është vetëm një fitore larg titullit, ndërsa Dritën e pret sfidë jashtëzakonisht e vështirë për ta përmbysur disavantazhin prej 2-0 nga dy ndeshjet e para finale.

Vashat skenderajase të mërkurën mund ta kurorëzojnë një sezon fantastik në Superligën A, ku mbyllën sezonin e rregullt në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Drita do të mundohet të përsëris suksesin e sezonit të kaluar kur u shpall kampione, edhe pse do ta ketë shumë të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat