Venera Kadriu para finales së madhe: Lojtari i 7-të i yni, janë tifozët ‘Intelektualët’

Volejboll

Venera Kadriu para finales së madhe: Lojtari i 7-të i yni, janë tifozët ‘Intelektualët’

Nga Më 13 maj 2023 Në ora: 17:01
Drita

Finalja e drithëruese zhvillohet nesër (20.00) në Gjilan mes Dritës dhe Skenderajt.

Është finalja e pestë mes dy ekipeve më të mira në Kosovë, ndërsa në seri të fitoreve janë baras (2:2).

Ekipi që do të fitojë nesër do të kremtojë titullin e kampionit të Kosovës.

Image

Lojtaret e Dritës

Ka vite që tifozët nuk kanë pa dramë më të madhe të serisë së finaleve të play-off-it të Superligës së volejbollit.

Venera Kadriu, prej volejbollisteve më të mira në vendin tonë, një buldozer në klubin e Dritës, shprehet optimiste se nesër së bashku me tifozët “Intelektualë” do të festojnë titullin e kampionit të ri.

Drita synon të mbrojë titullin. 

Drejtuesit e klubit paralajmërojnë se palestra “Bashkimi Selishta – Petriti” do të jetë e stërmbushur me shikues.

Venera Kadriu, që luan në pozitën pranuese e shërbimit, është në formën më të mirë.    

Venerë, mbrëmë Drita ka treguar një lojë të madhe në Skenderaj, ka arritur fitore që ia hap rrugën drejt titullit, çfarë e veçojë ekipin?

“Ekipin e Skenderajt e kemi studiuar ne secilin detaj, po ashtu fitorja paraprake në Gjilan na ka shtuar vetëbesimin akoma edhe më shumë. 

Përkundër presionit që ka pasur kundërshtari ekipi jonë ka luajtur me një qetësi dhe maturi më të madhe. 

Sa i përket ndeshjes së nesërme, ne e kemi shijen e fitores akoma të freskët dhe shpresoj që të mbizotëroj e njëjta atmosferë edhe nesër pasi që kemi avantazhin e terrenit dhe përkrahjen e tifozëve. 

Nesër ekipi i Dritës luan me 7 lojtare në fushë. Lojtari i 7-të janë tifozët tanë ‘Intelektualët’, thotë Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Si e sheh finalen vendimtare, ku janë përparësitë?

“Ne përparësi pikësëpari e kemi eksperiencën e lojtareve në ndeshje finale të Play-off-it.

Së dyti në ndeshjen e fundit ekipi kundërshtar ka çaluar në elemente bazike si pranimi dhe shërbimi, ku mendoj që për ne këto elemente kanë qenë pika jonë më e fort dhe e kanë bërë diferencën nga kundërshtari”, shprehet Venera.

Në Skenderaj spektakël volejbolli, mbi 2 mijë shikues por Venera pret edhe më shumë tifozë nesër mbrëma në Gjilan dhe një festë të sportit skofiar ashtu siç i ka hije këtij sporti.

“Presim spektakël në palestrën ‘Bashkim Selishta’.

Sa here që ka luajtur Drita në play-off tribunat janë stërmbushur por këtë herë është më interesant pasi që shikuesit na kanë ndjek duke marr parasysh që kemi qenë me lojë në disavantazh 2:0.

Tani është 2:2”, ka nënvizuar ajo.

Nesër është finalja e pestë, finale që pritet me emocione të mëdha, gabimet nuk falen për asnjërin ekip sepse kush do të fitojë edhe do të bëhet kampion.

Dy ekipet janë të përgatitura për finalen e pestë, që padyshim, pritet me drithërima. 

“Nesër përcaktohet fituesi edhe ku më mire se sa këtu në Gjilan me tifozët ‘Intelektual’ të cilët edhe udhëtuan dje në Skenderaj të na përkrahin neve.

Kjo është një motiv shumë shtesë për neve.

Besoj që ata do të përgatisin diçka për klubin e zemrës Drita dhe shpresoj që kjo lojë të jetë spektakël që gjithë shikuesit mundën me shiju.

Edhe besoj që në bazë të përmasave të sallës do të kemi shikues më shumë sesa lojën e djeshme.

Mbetet të shihet gjë që po na emocionon edhe tani”, ka përfunduar Venera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat