Vellaznimi kampion i grupmoshës U18

Volejboll

Vellaznimi kampion i grupmoshës U18

Më: 13 maj 2023 Në ora: 19:45
Vëllaznimi

Vëllaznimi i Gjakovës është kampion i grupmoshës nën 18-vjeç, në konkurrencën e meshkujve, pasi të shtunën në finale mposhti G.E Therandën.

Në të njëjtën ditë u zhvilluan edhe gjysmëfinalet, me finalistët që fillimisht u treguan të fortë kundër Dritës respektivisht Prishtinës.

G.E Theranda, e cila po luante si nikoqire, mposhti kryeqytetasit me rezultat 2-0 (25-11, 25-17) në gjymëfinalen e parë, ndërsa Vëllaznimi mposhti "Intelektualët" me rezultat 0-2 (17-25, 18-25).

Në finalen e madhe, Vëllaznimi fitoi me rezultat 0-2 (19-25, 17-25), duke u kurorëzuar me plot meritë si kampion i grupmoshës U18.

FVK përgëzon ekipin nga Gjakova për suksesin e arritur dhe i uron fat sezonin e ardhshëm Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat