Kjo është sportistja e Kosovës që ia shoi jetën regjimi serb

Volejboll

Kjo është sportistja e Kosovës që ia shoi jetën regjimi serb

Nga: K. Goca Më: 1 qershor 2023 Në ora: 20:57
Sanije Rexhepi

Dhjetë ditë para se të çlirohej Kosova nga falanga serbe, iu shua jeta volejbollistes së klubit Iliria të Lloshkobares nga komuna e Ferizajt, Sanije Rexhepi.

Pikërisht me 2 qershor të vitit 1999, dora e zezë e regjimit serb e shoi jetën e sportistes shqiptare, vetëm pse donte të jetonte e lirë, të luante në palestra sportive si të gjitha sportistet në botë dhe luftonte për Kosovën e pavarur.

Regjimi serb e vrau Sanijen në mënyrën me mizore vetëm pse fliste shqip dhe angazhohej për çështjen shqiptare!

Image

Luanit Rexhepi ka shkruar në profilin e tij në facebook, duke kujtuar veprimtarin e Sanijes dhe rezistencën ndaj regjimit serb.  

“Homazhe në kujtim të vajzës tonë të dashur e të shtrenjtë Sanije Rexhepi, të varrezat e fshatit Lloshkobare prej ora 10:00 më qershor

Kaluan 24 vite pa më të dashurën e të shtrenjëten  e familjes tonë Sanije Rexhepi, të cilën më 2 qershor te vitit 1999 në moshë mjaftë të re, e vranë në mënyrën më barbare. 

Sanija është masakruar dhe e djegur e tëra nga forcat paramilitare dhe ushtarake të regjimit serbosllav te drejtuara nga kasapi i Ballkanit Millosheviq dhe ushtria dhe policia e Serbisë gjatë luftës ne Kosovë. 

Kujtimi për Sanijen mbetët gjithmonë i freskët për familjen, farefisin, miqtë shoqet dhe shokët e saj të dikurshëm, si një femër e re e cila kishte besim dhe guxim dhe si një njeri i dijes dhe prakticitetit që objektivi i saj kishte për qëllim çlirimin e vendit, duke dhënë kontribut në mënyra  të ndryshme për çlirimin e vendit.

Sanija ishte ajo e cila merrte gjithmonë e para iniciativën dhe kishte ambicie pozitive. 
Si e re është marr me shumë aktivitete të ndryshme.

Me letërsi, sport ,muzikë dhe art, dhe ishte veprimtare e dalluar e cila në atë kohë bashkëpunonte dhe ishte inkuadruar në KMDLNJ në logjistikë. 

Për një kohë të gjatë shtëpia e Sanijes ishte e shndërruar në shkollë, për te mësuar dhe përgatitur shumë të ri e të reja të fshatit, në mesin e tyre edhe disa mjekë të fushave të ndryshme të mjekësisë në raste të përhapjes së luftës edhe në zonat e qytetit të Ferizajt, e cila ishte duke u zhvillua në zonat e Drenicës.

Sanija me disa të ri e të reja të fshatit kryenin edhe punë të tjera.

Në atë kohë u merrte edhe me grumbullimin e të hollave të cilat i kërkonte shtëpi për shtëpi, për të blerë barna të ndryshme si nevojë eventuale në rast lufte, për banorët dhe UÇK. Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, lufta ishte përhapur në tërë Kosovën.

Dhe një ditë pas një ndërhyrje brutale të ushtrisë dhe policisë të Serbisë në familjen Rexhepi, të cilët rrahën disa anëtar të familjes, plaçkiten gjëra me vlerë dhe maltretuan fëmije, pleq dhe gra.

Dhe gjatë një kontrolli dhe bastisje të gjatë nëpër shtëpitë e  familjes, gjetën edhe barnat të cilat i kishte fshehur Sanija në podrumin e shtëpisë së sajë. 

Erdhi edhe ajo që nuk e pritëm dhe nuk e deshtëm, por fati ishte i yni, ashtu siç e kishin menduar dhe përgatitur mirë dhe herët për familjen tonë të madhe, nacionalistet  serb,

I tërë aktiviteti i Sanijes u ndërpre më 02.06.1999, e cila do të kujtohet si një njeri me vepra të mëdha, një femër e zonja dhe e guximshme, për te cilën familja, miqët dhe shokët ndihen krenarë që patën një bijë atdhetare si Sanija.

Dhe askush nuk mund ta mposhtë një mendje të fuqishme dhe të ndritshme, ashtu siç ishte Sanija dhe shumë bija dhe bijë të vendit tonë të cilët ranë, për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

LAVDI e përjetshme për gjakun e derdhur, i cili e mbolli farën e lirisë, të cilën falë tyre po e gëzojmë ne sot, të cilët ranë për mos të vdekur kurrë.

LAVDI”, ka shkruar Luanit Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat