Hoxha merret vesh me Skenderajn

Volejboll

Hoxha merret vesh me Skenderajn

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2023 Në ora: 20:59
Agron Istogu e Leonita Hoxha

Volejbollistja Leonita Hoxha i është bashkuar Skenderajt.

KV Skenderaj e vlerëson si përforcim të madh Leonitën dhe i kanë synimet e qarta për edicionin e ri, titullin dhe Kupën e Kosovës.

“Vazhdojmë me përforcimin e radhës.

KV Skenderaj ka arritur marrëveshje me lojtaren mjaft cilësore Leonita Hoxha, e cila luan në pozitën e qendrës dhe është pjesë e Kombëtares së Kosovës. 

Leonita karrierën e ka filluar në Lipjan, KV Ulpiana, pastaj me vonë ne KV Prishtina; nga viti 2021 pjese e Kombëtares së Kosovës.

Në vitin 2021-2022  luan me sukses në KV Drita. 

Në vitin 2022-2023 luan për KV M – Technologie.

Leonitës i urojmë mirëseardhje në KV Skenderaj dhe i urojmë shumë suksese, ndërsa klubi ynë është duke punuar për të sjellur transfere të tjera dhe për të rifreskuar skuadrën”, njofton Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat