Dyshja Yllka Jashari - Melirona Avdullahu, premtojnë shumë në beachvolley 

Volejboll

Dyshja Yllka Jashari - Melirona Avdullahu, premtojnë shumë në beachvolley 

Nga: K.G. Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:52
Melirona Avdullahu e Yllka Jashari

Çdo verë organizohen garat të ndryshme në sportin e beachvolley-t, i njohur si volejbolli në rërë.

Javën që e lamë pas u zhvillua Kampionati i Kosovës dhe pati përballje mjaft interesante.

Dyshja Yllka Jashari – Melirona Avdullahu, e filluan me këmbë të mbarë.

Është një sinjal se këto vajza me pak punë më të madhe, me investim mund të arrijnë suksese të mëdha edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Ka vite që i kushtohet rëndësi këtij sporti në vendin tonë dhe ka sportist e sportiste që iu shkon ndoresh apo janë të lindur për volejbollin në rërë, siç është me dyshen Yllka Jashari - Melirona Avdullahu.

Duhet theksuar se dyshja Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu u shpallën kampione, pasi në finale gjunjëzuan Megi Bislimin e Altuna Ibrahimin me rezultat 2:0 (21:13, 21:17).

Dyshja që premton shumë në beachvolley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat