Kastrioti kampion i Kosovës për grupmoshën U14

Volejboll

Kastrioti kampion i Kosovës për grupmoshën U14

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 18:12
Kastrioti

Kastrioti është shpallur kampion i Kosovës në volejboll për grupmoshën nën 14-vjeç, pasi të dielën mposhti në finale nikoqirin e turneut, Fushë Kosovën.

Kastrioti triumfoi me rezultat 2-0 (25-16, 25-14), në një përballje të dominuar por interesante të shikohej.

Për të arritur deri te titulli, Kastrioti në gjysmëfinale mposhti Prishtina Elite 0-2 (20-25, 23-25), ndërsa Fushë Kosova u tregua e fortë për Gjinocin në gjysmëfinalen tjetër, duke e mposhtur me rezultat 0-2 (12-25, 23-25).

Në duelin për vend të tretë triumfoi Gjinoci, duke fituar 0-2 (15-25, 22-25), kundër Prishtina Elite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat