Kosova U21 mban grumbullimin e radhës

Volejboll

Kosova U21 mban grumbullimin e radhës

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:54
Kosova U21 

Kosova U21, femrat ka mbajtur grumbullimin e radhës në Ferizaj, të enjten, para ndeshjeve të Kampionatit Ballkanik.

Vashat e drejtuara nga selektori Edon Ibrahimi dhe trajnerët Elmi Zymeri e Olta Kalludra, iu nënshtruan përgatitjeve, derisa prezente ishin 24 volejbolliste.

Kosova U21 do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik, i cili këtë vit do të mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë mes datave 2-6 gusht, 2023.

Kosova do të jetë në grup me Malin e Zi dhe nikoqirin e turneut, Bosnjën dhe Hercegovinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat