Ekipet Kombëtare të enjten nisen drejt Turqisë për Kampionatin Ballkanik

Volejboll

Ekipet Kombëtare të enjten nisen drejt Turqisë për Kampionatin Ballkanik

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:55
Ekipet Kombëtar

Dy ekipet, femra dhe meshkuj, që u shpallën kampionë të Kosovës në Beach Volley te seniorët së fundmi, të enjten në mëngjes do të nisen drejt Turqisë, ku i pret sfida e vështirë e ndeshjeve të Kampionatit Ballkanik, i cili mbahet mes datave 23-25 qershor, 2023, në Balikesir.

Te meshkujt, dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami, e udhëhequr nga trajneri Fatlum Hajrizi, pas paraqitjeve impresive në kampionatin e volejbollit në rërë në pjesën e parë të muajit qershor, do ta përfaqësojë Kombëtaren "Dardane" në këtë kampionat.

Te femrat, çifti Yllka Jashari/Melirona Avdullahu, do të udhëhiqet nga trajnerja Vildane Jashari.

Për disa ditë me radhë, ekipet kanë zhvilluar parapërgatitjet e nevojshme për këtë kompeticion në "Holiday Resort" të Sllatinës së Madhe.

Përveç vendeve të Ballkanit, në këtë kampionat, me 'wild card', do të marrin pjesë edhe shtete tjera nga Evropa.

Pritet të jetë një garë, sa sfiduese aq edhe interesante për vashat dhe djelmoshat kosovarë, të cilëve FVK u uron fat dhe performancë sa më të dinjitetshme në mesin e më të mirëve të Ballkanit dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat