Kosova fantastike në ndeshjen e parë

Volejboll

Kosova fantastike në ndeshjen e parë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:47
Ermal Maliqi e Erion Bajrami

Kombëtarja e Kosovës, meshkujt, në Beach Volley ka treguar paraqitje brilante në ndeshjen e parë të Kampionatit Ballkanik, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.

Dyshja "Dardane" Ermal Maliqi/Erion Bajrami mposhti në përballjen e parë rivalët rumunë Mehedinteamu/Anton me rezultat 2-1 (21-17, 19-21, 15-9).

Ishte një takim i dominuar nga tanët, duke fituar setin e parë me katër pikë diferencë, ndërsa kundërshtarët u rikthyen në setin e dytë.

Sidoqoftë, Maliqi/Bajrami nuk lejuan befasinë në setin e tretë, të cilin e fituan me gjashtë pikë epërsi, për ta fituar ndeshjen.

Në ndeshjen e radhës dyshja do të ketë përballë çiftin turk Ozdemir/Kurv, me fillim nga ora 15:50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat