Serbia nuk shfaqet në fushë, frikësohet nga Kosova!

Volejboll

Serbia nuk shfaqet në fushë, frikësohet nga Kosova!

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:47
Dyshja fantastike "Dardane", Erion Bajrami - Ermal Maliqi dhe në mes trajneri Fatlum Hajrizi

Kosova në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik, Serbia nuk shfaqet në fushë - pikë në tavolinë!

Kosova është në mesin e tetë Kombëtareve më të mira të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, pasi fitoi pikë në tavolinë kundër Serbisë.

Dyshja fantastike "Dardane", Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, nga tri ndeshje të luajtura, ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, ndërsa në përballjen e katërt vazhdoi tutje pa lojë pasi Serbia nuk u shfaq fare në fushë për duel.

Kështu, djelmoshat tanë prekin çerekfinalen e madhe, ku do të ndeshen me dyshen moldave Bobcis/Korsakov, me fillim nga ora 17:50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat