Këta janë kampionët e Beach Volley U20

Volejboll

Këta janë kampionët e Beach Volley U20

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 23:35
Pamje e fituesve të meshkujt

Ka përfunduar kampionati në Beach Volley për grupmoshën U20, femra dhe meshkuj, me finalet fantastike që u zhvilluan të dielën në "Holiday Resort" të Sllatinës së Madhe.

Në konkurrencën e femrave triumfoi dyshja Megi Bislimi/Altuna Ibrahimi, e cila në finale mposhti ekipin e përbërë nga volejbollistet Laura Zeneli/Agnesa Koxha me rezultat 0-2 (17-21, 10-21), ndërsa vendin e tretë e zuri çifti Andeta Gashi/Erona Qerreti.

Te meshkujt, më të mirët ishin volejbollistët Enes Shabani/Yll Salihu të cilët u treguan të fort në përballjen finale ndaj dyshes Endrit Syla/Florent Podrimqaku, duke fituar me rezultat 2-0 (21-6, 21-15). Vendin e tretë e zuri dyshja Mustaf Thaqi/Gentrit Franca.

Kupat për kampionët e rinj u ndanë nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat