Lista e Kosovës U19, meshkujt, për Kampionatin Ballkanik

Volejboll

Lista e Kosovës U19, meshkujt, për Kampionatin Ballkanik

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 18:13
Lista e Kosovës U19

Lista e Kosovës U19, meshkujt, për Kampionatin Ballkanik!

Selektori i Kombëtares U19 të Kosovës, Blendi Haxhikadrija dhe trajneri Fatlum Hajrizi, kanë vendosur për listën përfundimtare të të ftuarve për Kampionatin Ballkanik, i cili do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Në listë janë përfshirë 14 volejbollistë, pas një përzgjedhjeje me kujdes që erdhi si rrjedhojë e performancave të volejbollistëve përgjatë disa grumbullimeve. Grumbullimi i radhës do të bëhet të enjten, më 29 qershor, në Hotel "Apollonia" në Gjakovë.

Kujtojmë se Kosova U19 do të luajë në Kampionatin Ballkanik, në Shqipëri, mes datave 11-15 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat