Kosova U19 vendoset në Pejë

Volejboll

Kosova U19 vendoset në Pejë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 22:38
Kosova U19 stërvitet në Pejë

Kosova U19 vendoset në Pejë për përgatitje para Kampionatit Ballkanik!

Në Pejë sot u grumbullua Kombëtarja U19, femrat, e Kosovës në volejboll, e cila do t'i nënshtrohet një periudhe përgatitore prej dhjetë ditëve, para garave të Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe që do të mbahen në Sofje të Bullgarisë.

Ky kampionat do të mbahet mes datave 10-14 korrik, ndërsa "Dardanet" e reja do të jenë në të njëjtin grup me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Kombëtarja përgatitjet i zhvillon në palestrën "Suti Sport", e cila meriton falenderim të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat