Dyshja Mustafë Thaqi/Erblin Dervishi kampionë të Kosovës në Beach Volley U18

Volejboll

Dyshja Mustafë Thaqi/Erblin Dervishi kampionë të Kosovës në Beach Volley U18

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 21:46
Fituesit e garës

Me finalen e sotme, në "Holiday Resort" të Sllatinës së Madhe, është mbyllur kampionati i Kosovës në volejboll në rërë për grupmoshën U18, meshkujt.

Ekipi i përbërë nga dy super volejbollistët Mustafë Thaqi dhe Erblin Dervishi ka triumfuar, pas një gare dyditore që dhuroi super ndeshje e momente, ku patën rastin të dëshmojnë veten shpresat e volejbollit kosovar, të cilët nuk zhgënjyen.

Në finalen e madhe, Thaqi/Dervishi triumfoi me rezultat 2-0 (21-13, 21-10) ndaj ekipit tjetër impresiv të përbërë nga Orges Lahu dhe Art Berisha.

Kampionët e rinj dominuan takimin, por edhe Lahu/Berisha patën momentet e tyre të lojës së mirë përgjatë ndeshjes.

Vendin e tretë e zuri çifti Gerti Krasniqi/Nentor Loshi, i cili në përballjen për këtë renditje mposhti dyshen Bajqinca/Bajrami me rezultat 0-2 (13-15, 13-15).

Kupën për ekipin triumfues e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat