Volejbollistja turke i mbetet besnike Dritës

Volejboll

Volejbollistja turke i mbetet besnike Dritës

Nga: K.G.. Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:43
Melek Erpin Erbuga

Drita e Gjilanit ka synime të qarta për edicionin e ri, të mbrojë titullin dhe trofeun e Kupës së Kosovës. 

Drita ka vazhduar kontratën me volejbollisten e spikatur turke Melek Erpin Erbuga.

Volejbollistja luan në pozitën e pasueses dhe vazhdimi i kontratës me gjilnaset, është një lajm i mirë edhe për kryetrajnerin Lorik Ilazi.

Image

“KV Drita fillon të kompletoje ekipin për stinorin e ardhshëm.

Ekipit tonë i qëndron besnike pasuesja nga Turqia Melek Erpin Erbuga e cila sa ishte pjesë e KV Drita fitoj të gjithë trofetë e mundshëm.

Melek nënshkroj kontratë 1 - vjeçare për Dritën tonë.

Erbuaa erdhi te Drita në gjysëmsezonën e dytë të vitit të kaluar pikërisht në shkurt 2023 me të vetmin qëllim të fitoj trofe, gjë të cilën e arriti duke fituar Kupën e Kosovës 2023 si dhe duke u shpallur Kampion i Kosovës për stinorin 22/23. 

Melek Erbuga luan në pozitën e pasueses që në volejboll është pozita kryesore e organizimit të lojës dhe një ndër pozitat kryesore të lojës së Volejbollit.

Melek dhe Drita së bashku kanë prapë të njejtat qëllime që të fitojnë çdo trofe të mundshëm dhe të paraqiten sa me mirë në garat Evropiane ku Drita do të merr pjesë.

Melek e lindur në korrik të vitit 2002 e cila ka një karrierë të pasur në ekipet e supeligës Turke dhe së fundi një super vit me Dritën tonë”, njofton KV Drita. 

Karriera e Melek Erpin Erbuga

2019-2021 - ISTANBUL BBSK
2021-2022 - Mert Grup Sigorta
2022-2022 - Mihaliççik Spor
2022-2023 - Iba Kimya TED Ankara Kolejliler
2023 KV DRITA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat